Kryetari Bahtiri priti drejtorin e OJQ “Prishtina – REA”, Ahmet Jetullahu

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri  ka pritur  drejtorin e OJQ “Prishtina- REA”, Ahmet Jetullahu, në një takim ku ishin  të pranishëm edhe drejtori i Bujqësisë dhe  Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, drejtori i Mbrojtjes së Mjedisit, Saad Gashi si dhe drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka.

Ahmet Jetullahu, nga Prishtina Rea, ka prezantuar para të pranishmëve projektin  “ Instalimi i Qendrës Separuese të Mbeturinave”, në deponin regjionale, në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Ky projekt ka për qëllim ndarjen e materialeve të riciklueshme nga mbeturinat për deponim, varrosje e trajtim në deponi. Investimi nënkupton instalimin e linjës  për ndarjen- selektimin e mbeturinave të mbledhura komunale, me kapacitet ditor 80-100 tonë (mbeturina të mbledhura komunale).

Në këtë projekt  gjatë vitit të parë, do të punësohen fillimisht 5 punëtor, dhe për çdo vit numri i të angazhuarve në këtë linjë do të rritet për 50% .

Kryetari Bahtiri, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm një projekt të tillë, për riciklimin e mbeturinave dhe ruajtjen e ambientit, sepse duke pasur një mjedis më të pastër, kemi edhe shëndet më të mirë.  “Do të shikohen të gjitha mundësit ligjor, për të mbështetur këtë projekt sepse trajtimi i mbeturinave është një proces i domosdoshëm në arritjen e  zvogëlimit gradual të rrezikut për shëndetin dhe mjedisin në përgjithësi “ ka thënë Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …