Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës me shërbime të përbashkëta gjatë sezonit të verës

Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës me shërbime të përbashkëta gjatë sezonit të verës

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës do të organizojnë shërbime të përbashkëta të kontrollit rrugor në Shqipëri gjatë periudhës qershor-shtator 2024. Këto shërbime do të bazohen në Memorandumin e Bashkëpunimit, të nënshkruar në Tiranë.

Sipas njoftimit për media, memorandumi thekson rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e trafikut rrugor për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Memorandumi është nënshkruar për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve dhe mjeteve rrugore nga Kosova gjatë verës.

Qëllimet e bashkëpunimit përfshijnë:

  • Parandalimin e shkeljeve administrative në trafikun rrugor
  • Uljen e ngjarjeve rrugore dhe zbatimin e legjislacionit rrugor
  • Krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës

Memorandumi përcakton:

  • Shkëmbimin e praktikave të mira të policimit rrugor
  • Kryerjen e shërbimeve policore për disiplinimin e lëvizjes dhe parandalimin e aksidenteve
  • Rritjen e sigurisë rrugore dhe rregullimin e trafikut

Drejtuesit e të dy policive nënvizuan se përvojat e viteve të shkuara kanë qenë pozitive dhe do të shërbejnë si bazë për bashkëpunimin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …