Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier: Qeveria e Kosovës të bashkëpunojë me Uashingtonin dhe aleatët perëndimorë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së po përballen me mosmarrëveshje lidhur me vendimet politike të qeverisë së Kosovës dhe shpërfilljen e këshillave amerikane për komunitetin serb.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Hovenier thekson se dallimet mes SHBA-së dhe qeverisë së kryeministrit Albin Kurti lidhen me frymën dhe pasojat konkrete të veprimeve, jo me anën ligjore të tyre. Ai kërkon nga qeveria e Kosovës të bashkëpunojë me Uashingtonin dhe aleatët perëndimorë.

“Presim që qeveria e Kosovës të punojë ngushtë me ne për të adresuar shqetësimet e qytetarëve serbë, duke respektuar dinjitetin dhe sigurinë e tyre, dhe për të avancuar një shtet sovran, shumë-etnik dhe demokratik,” tha ambasadori.

Duke folur për shpronësimin e tokave në veri, Hovenier theksoi se dallimet nuk lidhen me ligjshmërinë, por me mënyrën e zbatimit të ligjit. Ai nënvizoi rëndësinë e ndjeshmërisë ndaj komunitetit dhe nevojën për komunikim të plotë.

“Në të gjitha shoqëritë demokratike, shpronësimi është zgjidhje e fundit dhe ndodh në rrethana të skajshme. Në veri të Kosovës, ku tensionet janë të ngritura, duhet kujdes i veçantë për ndjeshmëritë e komunitetit,” tha ai.

Ai përfundoi duke thënë se SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë kanë rezerva për mënyrën e zbatimit të shpronësimeve dhe kanë diskutuar me qeverinë e Kosovës për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …