Avni Lubovci: THIRRJE PËR PROTESTË PËR DINJITETIN TONË!

Avni Lubovci: THIRRJE PËR PROTESTË PËR DINJITETIN TONË!

Të nderuara media, Invalidë civil të luftës dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ligji nr.04/l-054, INVALIDËVE TË LUFTËS IU JEP TË DREJTA TË CILAT PËR INSTITUCIONET E REPUBLIKËS JANË DETYRIME.

Invalidët civil të luftës, janë në gjendje të mjerueshme dhe duhet në mënyrë imediate që t’iu ndërrohet protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë.

Invalidëve të luftës Ministria e Shëndetësisë i’u ka krijuar barriera dhe pengesa të mëdha. Tash e disa kohë pasi u përpoqëm të gjejmë zgjidhje përmes rrugëve institucionale, neve po na mbyllen dyert.

Qeveria e Kosovës ka marr vendimin nr.01/194 me datë 20.03.2024, ashtu që protezat e të gjithë invalidëve të luftës të mbulohet nga parat e shtetit.

Vetëm dy ditë më vonë Ministri i Shëndetësisë, nxjerr vendimin nr.05-2060 dt.22.03.2024 dhe na largon neve (invalidëve civil) nga pagesa e plotë e shpenzimeve për proteza.

Shteti e din se sa janë pensionet tona dhe se nuk mund të mbulojmë as pjesërisht këto shpenzime.

Poashtu kerkojmë dhe rritjen e pensioneve.

Këto janë pensionet aktuale të Invaldëve Civil të Luftës

Shkalla 40% – 60% shuma 120 Euro

Shkalla 61% – 80% shuma 136 Euro

Shkalla 81% – 100% shuma 152 Euro

Andaj,

Ne, si Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat (SHPCM), së bashku me anëtarët (Invalidët Civil të Luftës), kemi marrë vendim që me datë 10/06/2024 në ora 12:00, të protestojmë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për diskriminimin që na bëhet neve si pjesë e shoqërisë. Ne nuk duam të protestojmë, por jemi të detyruar ta bëjmë. Të protestosh do të thotë të ndihesh i gjallë dhe aktiv në kërkimin e drejtësisë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë Invalidëve Civil të Luftës, Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ-së dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për mbështetje në këtë protestë për të kërkuar të drejtat tona legjitime.

Me respekt,

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …