Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës: NESËR FILLON FNP “DRINI POETIK”

Në lokalet e LSHK-së, në Lagjen e Muhaxherëve, nesër në orën 12, fillon festivali ndërkombëtar i poezisë “DRINI POETIK”, i cili mbahet për të pesëmbëdhjetën herë në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prishtinë, Prizren dhe Kukës. Në pjesën e parë është sesioni letrar “UÇK-ja në poezinë e sotme shqipe” dhe “Vepra e hapur”, ku paraqiten gjashtë botime për t’u përuruar.  Në orën 17 është “LIRA MAGJIKE”, me ç’rast poezitë e tyre do t’i kumtojnë rreth pesëdhjetë poetë nga të gjitha viset shqiptare. Të hënën, në orën 15,30, në Prizren mbahet “ORA E LIDHJES”, kurse në orën 18, “VALËT E DRINIT” në Kukës, ku jepen edhe çmimet letrare “Metafora I, II, III” dhe një komplet veprash të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Për ata që paraqiten me punime, autobusi niset të hënën, ora 11,30, më 10.06.2024, nga restoranti “SYMPHONY” në Prishtinë për në Prizren. Pastaj vazhdohet tutje për Kukës.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …