Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka diskutuar për mosmarrëveshjet midis ShBA-së, dhe Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke theksuar se mbështetja për Kosovën është pjesë e ADN-së së SHBA-ve. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hovenier deklaroi se kjo mbështetje nuk nënkupton që qeveria e Kosovës mund të veprojë sipas dëshirës së saj. “Nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë një moment kur qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët nuk do të mbështesin njerëzit dhe projektin e Kosovës. Por kjo nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të bëjë ç’të dojë,” theksoi ambasadori. Ai kritikoi mënyrën e marrjes së vendimeve nga qeveria, veçanërisht në lidhje me shpronësimet dhe vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës. Hovenier bëri thirrje për më pak veprime të njëanshme dhe më shumë bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e tregimit të ndjeshmërisë ndaj shqetësimeve të komuniteteve pakicë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …