Në prag të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Qeveria ende nuk ka caktuar një agjendë zyrtare përfundimtare

Në prag  të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Qeveria ende nuk ka caktuar  një agjendë zyrtare përfundimtare. Fillimisht, autoritetet shqiptare nuk ishin përfshirë në listën e të ftuarve, por më vonë u njoftua se kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Kosovës, më 12 qershor. Këshilli Organizativ ka lajmëruar se do të ketë kufizime në pjesëmarrje dhe se vetëm dy delegatë të huaj do të mbajnë fjalime. Pas ndërhyrjes së fortë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ku ambasadori i Kosovës në Tiranë u thirr për sqarime, dhe pas ndërhyrjes së kryetares, Vjosa Osmani, emri i kryetarit Begaj u rikthye në listën e folësve. Ky veprim përçarës i  Qeverisë-Kurti, shënon një hap më tej në injorimin e Shqipërisë dhe kontributit madhor që ka dhënë Shtet Amë në çlirimin e Kosovës, kur pushtetarëve aktualë dhe familjeve të tyre u kishte rrëshqitur nën këmbë toka e atdheut të përgjakur e të djegur nga  barbaria  serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …