Duke folur për gjendjen në fushën e shëndetësisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se gjendja në shëndetësi duhet të zgjidhet dhe se përgjegjësi për këtë duhet të marrë ky shtet, duke i trajtuar në mënyrë dinjitoze punëtorët shëndetësorë. Mjekët duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme. Nuk ka më turp për një shoqëri, Parlament dhe qeveri, se sa doktorët mbesin rrugëve dhe duhet të punojnë rojtar. Duhet marrë përgjegjësi, ka theksuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ndërkohë ka reaguar deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli. Ai tha se nuk mund të flasin për gjendjen e rëndë në shëndetësi ata të cilët e kanë sjellë në këtë gjendje. Si mund të deklaroni ju se gjendja në fushën e shëndetësisë është e rëndë kur ju jeni ata që keni qeverisur që 17 vite, ka shtuar më tutje i revoltuar deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …