Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës të së ashtuquajturit “Kuvendit gjithëserb” duke tërhequr vërejtjen se kjo deklaratë trego qëllimin e Serbisë për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. “Kosova e ndjenë të vetën krejt diversitetin kulturor të saj dhe trashëgiminë që vjen prej atij diversiteti dhe do ta mbrojë dhe deshmojë atë si vlerë të shtuar. Po ashtu, LDK dëshmon edhe një herë se si në fillesë edhe tash i rrinë përballë çdo përpjekje për cenimin e Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj. LDK i mbetet garantuese këtyre vlerave dhe prosperimit të tyre. Ftojmë miqtë e Kosovës, që kanë dhënë shumë për lirinë e saj, t`i marrin seriozisht këto përpjekje të Beogradit zyrtar për minimin e fqinjësisë në mes shteteve në rajon dhe defunksionalizimin e arritjeve politike në të mirë të demokracisë në këto 30 viteve të fundit. Alarmi i djeshëm në Beograd, për ne që i njohim shpërthimet e tyre fashiste në vazhdimësi, është kurdisje e një bombe që mund të shpërthej në çdo çast”, thuhet në reagimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …