leoni

Glauk Konjufca

Konjufca: Koalicioni PDK –LDK e ka shndërruar në treg Republikën dhe shtetin e Kosovës

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka drejtuar kritika të shumta ndaj koalicionit qeverisës PDK-LDK. Ai theksoi se këto dy parti në koalicion qeverisës e kanë shndërruar Kosovën në treg. Kjo Republikë dhe ky shtet është bërë pazar nga koalicioni PDK –LDK. Në marrëveshje shkruan se PDK dhe LDK ka me i nda bordet e pavarura. Ky është pazar publik i cili nuk fshihet. LDK me PDK bëjnë Pazar, ju na jepni Autoritetin e Konkurrencës ne Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Gjithçka është pazar. Deri te territori i Kosovës këtu po bëhet Pazar, ka theksuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Ndërkohë, kundër tij ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri duke thënë se janë për keqardhje deklarata e Konjufcës. S’ka asnjë ‘aksham Pazar’ dhe as nuk është biseduar për buxhet. Pse është vonuar seanca mundet me thanë kryetari. Nuk është mirë me shfrytëzuar rastin me than diçka që është e paqëndrueshme”, tha në mes tjerash deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …