Organizata për të Drejtat e Njeriut kanë reaguar ndaj refuzimit që Kuvendi i Kosovës i ka bërë Raportit Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2022. Ato kanë përkujtuar se refuzimi Kuvendit të Kosovës për të pranuar Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2022 ka nxitur shqetësime në Rrjetin Evropian për të Drejtat e Njeriut. Në letrën që këto organizata i kanë drejtuar kryetares, Vjosa Osmanit dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë tërhequr vërejtjen se demokracia është në rrezik. ”Refuzimi i raportit përbën precedent shqetësues për ndërhyrje të padrejtë në gjetjet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit. Është gjithashtu shqetësuese për besimin e publikut në institucionin, i cili luan një rol vendimtar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të individëve në Kosovë dhe aktualisht gëzon një nivel shumë të lartë të besimit dhe vlerësimit popullor. Qeveria dhe Parlamenti në Kosovë, si të gjitha qeveritë dhe parlamentet në nivel global, kanë për detyrë të sigurojnë që institucionet që monitorojnë shtetin të mbrohen nga ndërhyrjet” thuhet mes tjerash në letrën që Organizata për të Drejtat e Njeriut i kanë dërguar kryetares së vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …