Për manifestimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare

Në Kosovë po vazhdon rënia graduale e numrit të popullsisë për shkak të emigrimit dhe uljes së natalitetit

Në Kosovë po vazhdon rënia graduale e numrit të popullsisë për shkak të emigrimit dhe uljes së  natalitetit. Sipas ekspertëve, faktorët që kanë ndikuar në këtë trend, janë emigrimi dhe rënia e natalitetit. Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore, që të hartojnë politika për uljen e emigrimit. Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave patën thënë së fundmi se janë të vetëdijshëm që ka ulje të numrit të popullsisë, ndonëse numri zyrtar nga regjistrimi i fundit ende nuk është bërë publik. Mbi 1.7 milion ishte numri i banorëve në Kosovë në vitin 2011, kur është bërë regjistrimi i popullsisë. Nga atëherë deri sivjet, kur u bë regjistrimi i fundit, sipas të dhënave, ka vazhduar të ketë rënie të numrit të popullsisë. Këtë vit, nga 5 prilli deri më 24 maj, u zhvillua procesi i regjistrimit të popullsisë, ndërsa Agjencia e Statistikave në konferencat e fundit ka bërë të ditur se të dhënat fillestare pritet të publikohen në korrik, ndërsa ato përfundimtare në fund të këtij viti. Ekspertët thonë se në rënien e numrit të popullsisë kanë ndikuar emigrimi dhe ulja e natalitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …