leoni

EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Shefi i EULEX-it, Gjovanni Pietro Barbano, tha se situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe ka mundësi për tensione

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Gjovanni Pietro Barbano deklaron se situata e sigurisë në vend është e brishtë dhe se ka shqetësime për tensione të mundshme. Sipas tij, agresioni në Banjskë dëshmoi brishtësinë dhe cenueshmërinë e vendit, për çka shprehet se duhet të ketë edhe vëmendje të veçantë nga institucionet. Misioni i EULEX-it pret nga Serbia që të mbajë përgjegjës ata që kryen agresionin në Banjskë. Në intervistën për KosovaPress, Barbano flet edhe për iniciativën e hapjes së Urës së Ibrit, për çka konsideron se ka implikime serioze në siguri.

Vëmendje të veçantë, shton ai, duhet të ketë Banjska e Zveçanit. Shefi i misionit të EULEX-it, thotë se janë duke bërë patrullime në veri të vendit, gjithashtu se janë të gatshëm të reagojnë me kërkesë të autoriteteve të Kosovës. Shefi i EULEX), Giovanni Pietro Barbano pret që Serbia të mbajë përgjegjës ata që kryen agresionin. Ai nuk komenton deklarimet e institucioneve vendore për baza ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, veçse shton se kjo i përket KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …