Tony Blair: Kosova duhet të ndërtoj shtetësinë e saj, si vend i pavarur, brenda familjes evropiane

Ish-kryeministri anglez, Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndrojnë për vizitë në Kosovë

Ish-Kryeministri anglez, Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb. Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave  serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, do t’iu adresohet me një fjalim deputetëve të Kosovës nga ora 10:00. Miku i madh i shqiptarëve gjatë ditës do të pritet në takim nga i pari i kryeqytetit Përparim Rama në orën 12:30. Gjatë këtij takimi në objektin e ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ish-kryeministri britanik do të nderohet me çmimet Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit.  Çelësi i Qytetit do t’i dhurohet edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit me kryetarin e Prishtinës nga orë 16:00. di Rama është i ftuar të merr pjesë në panelin e parë të konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …