Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Adnan Dibrani ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian, duke u bërë shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në këtë institucion. Tahiri shkroi se Dibrani, i cili është nga Mitrovica, emigroi në Suedi në vitet ’90 dhe ka pasur një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ka shërbyer si deputet në Suedi dhe gjithashtu ka qenë anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet ’90, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,” ka shkruar Tahiri
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …