Pavarësisht dallimeve politike me Kosovën, lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Gjermania vazhdon të mbështesë vendin tonë në aspektin e sigurisë. Për shkak të gjendjes së tensionuar në Mitrovicën e Veriut, Berlini ka vendosur të zgjasë për një vit mandatin e ushtarëve të saj që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it. Ky vendim tregon shqetësimin e Berlinit zyrtar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe se mund të çojë në rritjen e kontingjentit të trupave për të parandaluar ndërhyrjet e mundshme nga Serbia dhe Rusia përmes formave hibride. Kabineti qeveritar gjerman, nën udhëheqjen e kancelarit Olaf Scholz, ka miratuar këtë vendim për shkak të tensioneve Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …