Ferat Shala, priti në takim me ushtarakun, Paul Gibson, oficer anglez nga trupat e para që kanë hyrë në Kosovë, më 12 qershor 1999

Ferat Shala, priti në takim me ushtarakun, Paul Gibson, oficer anglez nga trupat e para që kanë hyrë në Kosovë, më 12 qershor 1999

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,  Ferat Shala, ka pritur në takim me ushtarakun, Paul Gibson, oficer komandues i Batalionit të Parë të Regjimentit të Parashutistëve, trupat e para britanike që kanë hyrë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999. Shala ka thënë se me Gibsonin kanë kujtuar “momente të lavdishme kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga Gryka e Llapushnikut dhe forcat britanike nga Gryka e Kaçanikut u drejtuan në Prishtinë, për të çliruar përfundimisht Kosovën. Kujtuam momentet e lavdishme kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga Gryka e Llapushnikut dhe Forcat Britanike nga Gryka e Kaçanikut, u drejtuan në Prishtinë, për të çliruar përfundimisht Kosovën. Ky takim na riktheu kujtimet dhe emocionet e atyre ditëve të rëndësishme për vendin tonë.  Mirënjohje të përjetshme për bashkëpunimin dhe miqësinë tonë të çmuar!”, ka shkruar deputeti, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …