Në kuadër të aktiviteteve në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të shtetit tonë, kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”. Më vjen mirë që javën gjatë të cilës do ta shënojmë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, po e nisim pikërisht me një konferencë shkencore dhe pikërisht këtu në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Sepse historia dhe trashëgimia e luftës në Kosovë, kanë aq shumë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar dhe për t’u shkencëruar. Ngase ne si shoqëri dhe si shtet, kemi nevojë për diskurse të mirëfillta shkencore dhe për narracione sa më të plota dhe të vërteta historike për luftën tonë”, tha kryeministri Kurti fjalën e tij hyrës para të pranishmëve në këtë konferencë.
Kontrolloni gjithashtu
Branislav Kërstiq; Pavarësisht retorikës publike, ekziston një partneritet i heshtur mes Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit
Gazetari serb. Branislav Kërstiq ka deklaruar se, pavarësisht retorikës publike, ekziston një partneritet i heshtur …