Nënkoloneli i Ushtrisë angleze, Xhon Hanter, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes britanike në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka folur për mbështetjen nga Ushtria Britanike, Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst, Akademia e Mbrojtjes dhe Komandanti i Kolegjit Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes gjatë 25 viteve të fundit dhe bashkëpunimin aktual me FSK-në. Në një video-mesazh, nënkoloneli Hunter tregon se kjo është hera e katërt që vjen me mision në Kosovë. “Hera e parë ka qenë në vitin 2000, menjëherë pas intervenimit të NATO-s, prandaj kam pasur privilegjin të shoh shumë zhvillime në këtë vend”, thotë Hunter mes tjerash. Këshilltarët Bilateralë të Mbretërisë së Bashkuar, thotë ai, kanë qenë shumë të rëndësishëm në ndihmën që i është dhënë FSK-së për tranzicion nëpër ndryshme të mëdha, “nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në Forcë të Sigurisë së Kosovës, dhe tani në një forcë të armatosur që i plotëson standardet e NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …