Në vitin 2023, 25 punëtorë të komunitetit serb kanë marrë paga nga Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, pa u angazhuar në punë. Ky problem, i cili ka zgjatur që nga viti 2016, është evidentuar në Raportin e Auditimit për vitin 2023. Sipas raportit, edhe pse u premtua zgjidhja e kësaj çështjeje, punëtorët serbë vazhdojnë të paguhen pa shkuar në punë. Dëmi i buxhetit në këtë rast shkon mbi 130 mijë euro. Ministria ka qenë e detyruar të integrojë 25 punonjës të komunitetit serb, por ata nuk kanë shfaqur ndonjë dëshmi të vijueshmërisë në punë që nga viti 2016, kur edhe janë nënshkruar akt emërimet e tyre. Në total, në institucione të qeverisë punojnë 199 punëtorë serbë, që paguhen pa dalë kurrë në punë. Ata kushtojnë buxhetit të Kosovës saktësisht 962 mijë e 646 euro në vit. Punësimi i këtyre zyrtarëve ishte përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit. Mbi 300 punëtorë serbë nga veriu i Kosovës vazhdojnë të marrin paga nga buxheti, por nuk janë të pranishëm në vendin e punës, në baza ditore, prej fundit të vitit 2016.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …