Një ndër parimet themelore të shteteve ndërkufitare, apo dhe jo kufitare janë e ngelen respektimi i mardhënieve te fqinjësisë së mirë e bashkëpunimit mbi bazën e leverdisë me interes të ndërsjelltë pa ndërhyrë në punët e brendëshme të njeri tjetrit. Ky parim dhe kur në Shqipëri kanë pas qenë të instaluara në udheheqje klika anti popullore, ka qenë një tipar dallues që Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk kanë ndërhyrë në punët e brendeshme te fqinjeve, përkundrazi, kanë qenë fqinjët tanë ata që historikisht kanë vrarë djegur e përndjekur nga trojet tona shqiptarët me qëllim shpopullimi e më vonë aneksimi të krahinave …dhe për çudi Evropa reaksionare, jo vetëm i ka parë, por ka qenë dhe vet pjesëmarrëse aktive në ndarjen e Shqipërisë te fqinjët tanë si për Italine..Greqinë dhe vet Serbinë për interesa te veta me qëllim që të ruanin balancat e orekseve midis vendve të mëdha të saj, sikurse kanë qenë ( dhe përseri ngelen po ato) Rusia, Anglia, Franca, Gjermania etj. Shtrohet pyetja : Po sot në kohët moderne a ka ndryshuar ky mentalitet ? Për ti dhënë përgjigjie kesaj pyetje pa u futur aspak në historikun shekullor të mardhënieve greko- shqiptare, le te marrim “çështjen Bejleri”.
Dikush mund të ngrejë supet i habitur dhe të thotë : Po ç’ne Bejleri në këtë çështje teksa dihet se ai akuzohet per korrupsion dhe shitblerje votash ? Po e vërtetë që në pamjen e parë ,të jepet ideja e një kandidat bashkie i cili për të fituar ketë post merret me allish – verishe. Arrestimi i tij si i thonë “me presh në duar”do të sillte reagimin e menjëhershëm të Greqisë e cila nga ana e saj ka disa vite radhazi qe po kërkon ti dalë perkarshi Himares nga deti ,madje sikur të ishte tokë e saj , dikur pomketa reaksionare grekë në bashkëpunim me agjenturen e vet po ne ndertesen e kësaj bashkie ngritën flamurin grek. Sigurisht ky eshte flamur i nje populli dhe duhet respektuar, por kur këtë flamur e ngre ne nje institucion shqiptar madje pa qene as ne krah flamuri shqiptar ., kur ketë flamur e ngre në një tokë shqiptare të lakmuar nga organizatat reaksionare e shoviniste.. atëherë problemi dhe shija që le është tejet domethënës. Ai shqiptar qoftë një njeri i thjeshtë apo një shtetar i lartë që nuk e kupton këtë, është e ka për të ngelur një idjot e tuaf i cili shkel mbi flamurin e vet, duke i hapur orekset shovinizmit të qarqeve te caktuara te Greqisë.
Asnjëherë nuk mbahet mënd qoftë dhe për një rast të vetëm që Greqia të jetë përballur me “MAV” këtë organizatë famëkeqe ( nga ku anëtar me doza te forta urrejtje anti- shqiptare është dhe vet F.Bejleri). Greqia e njeh mirë këtë person madje e ka dhe te skeduar në listat e policisë, por Fred Bejleri aktualisht i intereson sepse Greqia kokën e ka të kthyer nga “Vorio- epiri” organizatë kjo që dhe vet Bejleri militoi dhe kreu akte terrori në vitin 1994 madje tentoi dhe dy vjet më vonë,( 1996) për akte të tilla edhe keto i di fare mire sherbimi i fshehte i “Asfalisë” dhe qarqet reaksionare greke sikurse dhe ato shqiptare të cilat për rinteresa të caktuara dhe kanë heshtur duke i lejuar këta banditë antishqiptarë të livadhisin në çdo kohë. Po shteti grek ?! Ai pavarësisht se cila forcë politike qëndron ne pushtet, eshte ose krejtesisht i sëmurë prej etheve të “Magalli idhesë” ose i pa aftë për ta luftuar duke i dhënë kështu kohë dhe hapsirë gjithe reaksionit grek antishqiptar, prandaj dhe mbrojta që ata i bënin Bejlerit si në rastin e arrestimit apo dhe të izolimit të tij dhe mbajtjes në burg , ashtu dhe nderhyrja ne punet e brendeshme duke i vendosur kushte Shqipërisë për pjesëmarrjen evropiane , dëshmon qartazi se trupat greke te divizioneve te fanterisë në vitin de “Sali Kasapit” 1997- nuk ishin vendosur rastesisht pranë kufinjve tanë jugor dhe pikerisht ne ato zona ku ata deshirojne te jargëzojnë sëmundjen e tyre të pasherueshme.”Vorio-epiriote”.
Nëse Greqia mban ende ne këmbe pikerisht ligjin e luftës me Shqipërinë , ky është mesazhi më i qarte për shqiptaret se Greqia dhe pse hiqet si vendi i parë i mbjelljes me fjalë të embrionit “Demokrazia” si duket e përdor këtë si maskë për të fshehur qëllimin e saj të mbrapshtë. Fakti tjetër teksa autoritetet shqiptare, këtë bandit diversant e mbajnë të izoluar dhe Greqia i ben presion Shqipërisë për ta liruar , duke mobilizuar dhe qarqet evropiane do të thotë se sëmundja e shovinizmit greko-madh është tejet e rrezikëshme. Por ka dhe nje të papritur sa te habitëshme po aq dhe të pabesueshme, sepse teksa Shqipëria e mban në burg Bejlerin e që Evropa i ka bërë thirrje Greqisë, për të mos e ndërkombëtarizuar problemin, rezulton se Greqia, jo vetëm se nuk e dëgjoi Evropën, por ajo eci më tej , duke e propozuar kryetarin e bandes “Peshkëpia” si një kandidat për “euro-deputet”, një lëvizje kjo sa e djallëzuar po aq dhe me pasoja, sepse tashmë do t’i duhet Shqipërisë që “Bjelerin” ose ta mbaje në burg sipas legjislacionit shqiptar, (sepse Bejleri eshte dhe nështetas shqiptar) ose duhet ta lirojë menjeherë snga që ka dhe nenshtesinë greke dhe për më tepër, është i zgjedhur dhe ne forumin e larte te BE. Çduhet të bëjë Shqipëria në këtë rast? Te pres se çdo i thote Greqia dhe Evropa apo duhet të vendosë vet ? Për mendimin tim sa nuk është vonë Shqipëria duhet tja heqë nenshtetsinë shqiptare, ta lirojë nga burgu duke i caktuar një afat kohor të caktuar nga ai dhe e gjithe familja e tij, brenda atij harku kohor , duhet të largohen perfundimisht nga Shqipëria si person pa deshirueshëm me shkalle te larte rrezikshmërie si pjesëmarres aktiv ne mbjelljen e ndienjes se shovinizmit dhe urrejtjes kombetare anti shqiptare pjesëmarres në grupet terroriste për sabotimin e paqes dhe miqsise se dy popujve. Kjo duhet bërë urgjent e sa më parë. Fred Bejleri, le të gëzojë nënshtetsinë që i ka dhënë Miçotaqi dhe me daljen e tij nga burgu , ai duhet te ekstradohet drejt Greqisë dhe që direkt e domosdoshmërisht atij dhe krejt familjes së tij duhet ti ndalohet një herë e përgjithmonë hyrja në Shqipëri.
Kjo nuk është aspak çudi e madhe, sepse po kështu kanë vepruar autoritetet greke nga ku ata drejt nesh kanë nisur me qindra shqiptarë në Greqi e që shteti helen i ka riatdhesuar drejt Shqipërie duke mos i lejuar më kurrë që ta shkelin Greqinë. Ky rast, si nga një më të rrallët në botë, sigurisht që do vendosë në prove dhe vet Parlamentin e BE-se. Vallë a do e ketë forcën ky Parlament i Evropes, që tja rekomandojë Greqisë se persona të tillë si Bejleri nuk duhet të jenë antarë të Parlamentit… apo mos vet Miçotaqi vuri në provë Parlamentin evropian dhe antarët e tij bythëperdredhur duke e ditur fare mire se “pallavrament” nuk ka vetëm Greqia e Shqipëria por dhe vet Evropa që di të bëjë – “bla…bla..bla..bla “.?! Nëse një ditë humbet trimeria greke…. kurrë nuk humbet dinakeria e tyre !