Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Peter Stano: Raporti i Josep Borrell për heqjen e masave ndaj Kosovës nuk është dorëzuar ende te vendet anëtare të Këshillit të BE-së

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur  se raporti i përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell për heqjen e masave ndaj Kosovës nuk është dorëzuar ende tek vendet anëtare të Këshillit të BE-së. Raporti  është duke u finalizuar dhe pritet që së shpejti t’i prezantohet shteteve anëtare. BE-ja ka vendosur masat shtrënguese ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas përshkallëzimeve në pjesën veriore dhe vendosi një varg kushtesh për t’i hequr ato. Jo, raporti nuk është dorëzuar ende dhe asnjëherë nuk kemi shpallur një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i çështjeve të përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023. Këshilli (shtetet anëtare të BE-së) ftoi përfaqësuesin e lartë, Borrell që të prezantojë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Raporti është ende duke u finalizuar dhe së shpejti do t’i paraqitet shteteve anëtare në Këshill”, ka thënë Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …