Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Muzeun Kombëtar, bë Prishtinë, është hapur ekspozita “KFOR and Kosova +25

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, mori pjesë në hapjen e ekspozitës foto-dokumentare ‘KFOR dhe Kosova +25’

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, mori pjesë në hapjen e ekspozitës fotodokumentare ‘KFOR dhe Kosova +25’, e cila u hap në Muzeun Kombëtar të Kosovës për nder të 25-vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë. Roberston, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se si kanë vepruar atë kohë trupat e NATO-s, kur popullata shqiptare e Kosovës po përballej me vrasjet masive dhe dëbimin e egër nga forcat ushtarake e policore të Serbisë. Ai tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovës ishte gjëja e duhur, pasi siç u shpreh ai “E shpëtuam vendin”. Duhej të merrnim vendimin, me Tony Blair dhe me ministrat e tjerë rreth tryezës për të vepruar. Sepse ne e dinim se çfarë po ndodhte, por pjesa tjetër e botës nuk e dinte se çfarë po ndodhte, dhe ne duhej të vepronim në atë kohë. Ishte gjëja e duhur për të bërë atëherë. Edhe tani, është gjëja e duhur që duhej të bënim në atë kohë. Dhe ne e shpëtuam vendin”, ka thënë Robertson.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …