Me rastin 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Muzeun Kombëtar është hapur ekspozita “KFOR-i dhe Kosova +25. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo ekspozitë na kthen pas në muajt e parë të lirisë duke sjellë në pah një periudhë historike të rëndësishme për të gjithë ne. Ai tha se kjo ekspozitë, krahas mbajtjes gjallë të kujtimeve është edhe informuese dhe frymëzuese për brezat e rinj. Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson derisa e kujtoi kohën e para 25 vjetëve si shumë të vështirë, tha se kjo ekspozitë paraqet natyrën njerëzore të saj çfarë ka ndodhur më vonë. I pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. Në fjalën e tij, ai tha se tashmë po shënohet hyrja e forcave të NATO-s në vitin 1999, që solli shpresë për katastrofën humanitare që po zhvillohej në atë kohë. Hargreaves nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar dhe vetë Kosova do të jenë përherë falënderues për rolin e KFOR-it në të kaluarën por edhe tani, në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …