Jamie Shea: Nuk ka marrëdhënie me serbët, pasi ata ende preferojnë vetëm versionin e tyre të historisë

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë në vitin 1999, Jamie Shea, ka folur rreth përjetimeve të popullatës shqiptare të Kosovës gjatë luftës. Shea shprehu lehtësimin që ndjeu kur NATO përfundoi me sukses misionin e saj, duke mundësuar që njerëzit të jetojnë në paqe. Ndjenja e lehtësimit ishte e madhe kur fushata ajrore e NATO-s përfundoi me sukses, duke kaluar nga përdorimi i forcës në stabilizimin dhe krijimin e paqes në Kosovë. Xhejmi  Shea  përmendi ankthin kur trupat ruse hynë në Kosovë, por kjo krizë u zgjidh paqësisht dhe rusët u bashkuan me KFOR-in. Ai theksoi se nuk ka marrëdhënie me serbët, pasi ata ende preferojnë versionin e tyre të historisë dhe nuk ka marrë asnjë ftesë për të diskutuar misionin e NATO-s në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …