Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka deklaruar se shqiptarët kanë nevojë të jenë bashkë edhe sot kur Serbia dhe aleatët e saj kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike, mediatike në një fushatë krejtësisht keqdashëse për të njollosur luftën e drejt të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës. Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, tha se në përvjetorë të tillë për shqiptarët, përulen para dëshmoreve, martirëve dhe figurave të shquara që me jetën dhe veprën e tyre për pavarësinë e Kosovës lan gjurmë të pashlyeshme në kujtesën dhe historinë e kombit shqiptar, ndërsa ndërhyrja ndërkombëtare ndaloi spastrimin etnik. Bajram Begaj tha se shqiptarët kanë përgjegjësi për të ruajtur dhe forcuar paqen , sigurinë dhe zhvillimin. Sot ne përballemi ende me përpjekjet për të penguar shtetin e ri të Kosovës që lufton për të konsoliduar identitetin shtetëror, hapësirën dhe vendin e vet në Evropë. Jemi të vetëdijshëm që kauza e Kosovës nuk ka përfunduar por jemi të palëkundur në vendin tonë se realiteti Republikë e Kosovës, e pavarur dhe sovrane, është e padiskutueshme dhe e patjetërsueshme“., tha ai, duke shtuar se shteti shqiptar e ndjen detyrë dhe obligim të mbështesin përpjekjet e Qeverisë së Kosovës në aspektin e integrimeve evropiane, pas çdo betejë e Kosovës është edhe betejë e Shqipërisë, tha me tjerash, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …