Sot në Ferizaj, në një ceremoni të veçantë u inaugurua Shtatorja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair

Sot  në Ferizaj, në një ceremoni të veçantë u inaugurua Shtatorja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe,  Tony Blair. Ajo është  planifikuar dhe është financuar nga banorët, biznese e nga diaspora. Në këtë aktivitet morën pjesë emra të njohur për opinionin publik. Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blairin” është bartës dhe realizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores  së tij  dhe organizimin e tubimit Inaugurues sot  në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj. Më shumë se 13,000 shqiptarë të Kosovës i vranë serbët,  në luftën e viteve 1998-1999. Tony Blair, i cili në atë kohë  ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në vitin 2007, mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë për ta detyruar atë të kapitullonte dhe të  tërhiqej  përgjithmonë nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Shirat e dendura shkaktojnë përmbytje në disa rajone të Shqipërinë

Shirat e dendura shkaktojnë përmbytje në disa rajone të Shqipërinë

Shirat e mëdha që goditën Shqipërinë jugore të premten kanë shkaktuar përmbytje të rënda, veçanërisht …