leoni

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it, në vendin tonë, përmes një ceremonie kanë shënuar sot 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës

Trupat paqeruajtëse  të KFOR-it, në Kosovë, përmes një ceremonie kanë shënuar sot 12 qershorin, Ditën e Çlirimit, duke nënvizuar se sot po shënohet një çerekshekulli angazhim dhe përkushtim drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal. Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutash, tha se është krenar që është në krye të misionit më të madh aktualisht të NATO-s, ndërsa ka nderuar edhe ushtarët që humbën jetën derisa po shërbenin në mision. Është privilegj të qëndroj këtu me të gjithë ju, si Komandant i misionit më të gjatë në historinë e Aleancës sonë, dhe aktualisht më i madhi i saj; KFOR-i përfaqëson angazhimin e prekshëm, afatgjatë dhe të palëkundur të NATO-s për sigurinë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të përditshëm të ushtarëve dhe personelit të tij civil”, tha gjeneralmajor Ulutaş. Më lejoni të nderoj shërbimin dhe sakrificën e tyre dhe të nderoj ata që humbën jetën duke i shërbyer këtij misioni; pa angazhimin e qindra mijëra burrave dhe grave që shërbyen në KFOR gjatë 25 viteve të fundit, NATO nuk do të mund të kishte luajtur një rol kaq të rëndësishëm në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha mes tjerash, komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutash.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …