Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka deklaruar se përfundimisht i ka ndarë rrugët me kryeministrin, Albin Kurti

Deputeti Haki Abazi reagon ndaj pezullimit të tenderit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar ashpër pas pezullimit të tenderit për zhvillimin e master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Abazi shprehu zhgënjimin e tij lidhur me mënyrën se si po trajtohet ky projekt i rëndësishëm nga Ministria e Kulturës. Ai kritikoi Zëvendës Drejtorin e Prokurimit në Ministrinë e Kulturës për angazhimin e tij në këtë projekt, duke e quajtur të papranueshëm që një zyrtar i tillë të merret me një çështje kaq të ndjeshme dhe simbolike për Kosovën. Pas gati katër vitesh, asnjë projekt nuk është përfunduar, dhe tani pezullimi i fazës aktuale është bërë me një arsyetim të cilin e quajti “banal”. Pas gati katër viteve as edhe projekti parë nuk është kryer, tani edhe kjo fazë qenka pezulluar me një arsyetim krejt banal.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …