Ish-diplomati, Edon Cana, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për pozicionet e tij gjatë momenteve kyçe në historinë e Kosovës, duke konsideruar se ai po ecën në anën e gabuar të historisë”. Cana tha se Kurti me krerët e tjerë të shteti nuk ka dhënë kontribut historik në çlirimin, pavarësinë dhe shtet-formimin e vendit. Në fakt, nëse shohim historikisht, kryeministri Kurti ishte në anën e gabuar të historisë gjatë vitit 1998-1999, veçanërisht në kontekstin e Rambujesës dhe pas pavarësisë së Kosovës, në krijimin e një imazhi se gjithçka është shkatërruar në 20 vite në Kosovë. Edon Cana saktësoi se në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje, partitë tradicionale si PDK dhe LDK kanë punuar për interesin kombëtar të Kosovës, edhe pse kanë pasur mospajtime politike. Ai veçoi kontributin e tyre në negociatat ndërkombëtare dhe mbrojtjen e interesave nacionale në periudhën pasluftës. Lëvizja Vetëvendosje ka mungesë koordinimit me aleatët dhe për promovimin e një diskursi antiamerikan gjatë një periudhe të gjatë.
Kontrolloni gjithashtu
Më 22 nëntor të vitit 1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit
Më 22 nëntor të vitit 1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit, i cili kishte filluar …