Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Besianë. Haradinaj vlerësoi kontributin e rajonit të Llapit dhe banorëve të tij gjatë periudhës së luftës dhe përgjatë historisë. “Ditëlindjen e Degës së Aleancës në Besian po e shënojmë në Ditën e Çlirimit të Kosovës. Llapi dhe njerëzit e saj e dëshmuan veten, në periudhën e luftës sikurse gjatë tërë historisë. Kjo trevë e nderoi veten me luftëtarë të zotë, me të cilët krenohet sot kombi ynë. Haradinaj shprehu optimizëm për të ardhmen, duke përmendur riformatizimin e Degës nën lidershipin e Baki Fetës. “Është koha që të ecim përpara drejt fitoreve për Kosovën!” përfundoi Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …