Në Ferizaj diskutohet për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027

Gjatë ditës së sotme kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, bashkë me anëtaret e Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe drejtoren e financave Sebahate Ajeti-Sadiku,  ka mbajtur konsultimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027.

Të pranishmit në këtë konsultim publik janë njoftuar sa i përket këtij dokumenti shumë më rëndësi, nga ana e kryesuesit dhe drejtores së financave.

Qytetarët e pranishëm në këtë konsultim publik  kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre në mënyrë që të inkorporohen në kuadër të Kornizës Afatmesme Buxhetore për tri vitet e ardhshme.

Kërkesat kryesore ishin rregullim rrugësh, trotuare, fusha sportive, rregullim dhe meremetim i shkollave si dhe hapjen e rrugëve të arave.

Kontrolloni gjithashtu

Ekipi “Aris Pharm” rrëmben vendin e parë në turneun në futboll të vogël “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë

Sot në Beguncë të Vitisë është mbajtur ndeshja finale e turneut në futboll të vogël …