Në përgjimin e dytë të publikuar nga “The Geopost”, qytetari i Kosovës, Bedri Shabani, i arrestuar për spiunazh, është kapur duke biseduar me oficerin e Agjencisë Serbe të Inteligjencës, Srdjan Rosic. Biseda konfirmon se ata janë takuar fizikisht disa ditë më parë. Takimi i përbashkët fizik midis Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17 maj 2023. Sipas një telefonate të realizuar më 23 maj 2023, Rosic ka lidhje profesionale me Bogoljub Janicijevic-in, ish-shefin e “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” për Ferizaj në vitin 1999. Gjatë bisedës, zbulohet se në takimin e tyre në Nish, Shabani i kishte dorëzuar tri tekste Rosic-it. Audio është e censuruar, dhe përmbajtja e teksteve mbetet e panjohur. Gjatë telefonatës, Shabani e pyet Rosic-in, nëse i kishte parë më parë tekstet, dhe ai i përgjigjet negativisht. Ky përgjim shton detaje të reja në hetimin e spiunazhit dhe thellon dyshimet për bashkëpunim të Shabanit me shërbimet sekrete serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti, Bekim Haxhiu, refuzon të bisedojë me Mimoza Kusarin, pas zbardhjes së bisedës me Milan Radoiçiqin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar kundër telefonatës së publikuar në mes …