Sondazhi i fundit i Institutit Demokratik Ndërkombëtar, tregon rënie të elektoratit për Vetëvendosjen, rritje për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në

Instituti Demokratik Ndërkombëtar, përmes një sondazhi ka zbuluar ndryshime të mëdha në përkrahjen e qytetarëve për partitë politike në Kosovë. Rezultatet e sondazhit tregojnë një rënie të ndjeshme në besueshmërinë e partisë së kryeministrit Albin Kurti. Sipas sondazhit Vetëvendosja  ka pësuar një rënie prej 14 për qind nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021. Sipas matjeve të NDI-së, një ulje e konsiderueshme krahasuar me mbi 50 për qind të votave të fituara në zgjedhjet e fundit nacionale. Dy partitë kryesore opozitare kanë shënuar ngritje të dukshme në përkrahje. PDK, e cila e ka nominuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, do të merrte 26 për qind të votave, duke e bërë partinë e dytë më të përkrahur sipas sondazhit të NDI-së. LDK, gjithashtu ka përjetuar një rritje në përkrahje, duke u pozicionuar si partia e tretë me 24 për qind të votave. AAK, ka treguar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 10 për qind të votave, krahasuar me pak mbi 7 për qind të fituara në zgjedhjet e fundit. Rezultatet e fundit të sondazhit të NDI-së reflektojnë një ndryshim të rëndësishëm në peizazhin politik të Kosovës, duke treguar se dinamika e përkrahjes për partitë politike është vazhdimisht në zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Qeveria-Kurti ende nuk është e qartë nëse do të realizojë premtimin për rregullimin e sigurimeve shëndetësore

Me pak muaj të mbetur deri në fund të mandatit, ende nuk është e qartë …