Dedaj ka bërë me dije se ky libër është monografik, në të cilin pasqyrohen ngjarjet dhe aktivitetet 30-vjeçare të liberalëve të Kosovës. “Të premten promovohet libri ‘Atletët e Lirisë’! Këtë të premte të 14 qershorit, në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit dhe të lirisë së Kosovës, në Prishtinë, promovohet libri monografiko-historik ‘Atletët e Lirisë’, i cili pasqyron ngjarjet epike dhe aktivitetin bravuroz diplomatik të liberal demokratëve të Kosovës, gjatë 30 vjetëve veprimtarie (1991-2021), të para, gjatë dhe të pas luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Në librin ‘Atletët e Lirisë’ përshkruhet angazhimi historik i sensibilizimit dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës nga vitet e ’90-a, i liberal-demokratëve të Kosovës(PLK) në diplomacinë evropiane dhe botërore dhe forcave tjera politike në krye me presidentin historik Ibrahim Rugova, lufta titanike dhe heroike e UÇK-së, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, krimet dhe gjenocidi serb në Kosovë, konsolidimi dhe sanimi i pasojave të luftës, shpallja e pavarësisë së Kosovës nga presidenti dhe lideri i luftës dhe i paqes, Hashim Thaçi, njohjet ndërkombëtare, progresi dhe forcimi i shtetësisë së Kosovë dhe shumë çështje të tjera të thëna e të pa thëna të Kosovës dhe në Kosovën martire…!”, ka shkruar Dedaj. Promovimi i librit “Atletët e Lirisë” bëhet në orën 12:00 në “Hotel Sirius” – Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …