Ambasadori italian, në Kosovë, Antonello De Riu ka deklaruar se çështja e rihapjes së Urës së Ibrit po përdoret për qëllime politike, simbolike dhe elektorale. De Riu theksoi s Ura nuk është e mbyllur, është e qarkullueshme qetësisht në këmbë. Ka qytetarë të etnisë serbe që shkojnë në pjesën jugore për pazar, por ka edhe të jugut që shkojnë veri. Edhe unë eci lirshëm në atë urë, thjesht trafiku automobilistik nuk funksionon. Mendoj se kjo është një shembull klasik i rihapjes së urës me qëllime tipike politike, simbolike dhe elektorale,” tha ai, duke shprehur dyshime dhe duke shpresuar që autoritetet e Kosovës të marrin parasysh kërkesat e aleatëve.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …