Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar sërish Qeverinë Kurti, se po nënshkruan kontrata sekrete

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka akuzuar sërish Qeverinë Kurti, se po nënshkruan kontrata sekrete. Sipas deputetes, brenda një dite janë nënshkruar pesë kontrata sekrete. Në reagimin e saj, deputetja ka kërkuar nga prokuroria që të heton rastet. Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave e krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal, në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore”,  shkruan ajo. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 5 kontrata të tilla, pra 5 kontrata sekrete për një ditë dhe në këtë mënyrë  po dëmtohet buxheti i shtetit. I bëjmë thirrje Prokurorisë të ndërmerr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj korrupsioni. Me këto kontrata po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit, ka keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe po deformohet konkurrenca e drejtë në treg, ka saktësuar deputetja, Hykmete Bajrami, duke publikuar edhe dëshmi faktike

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …