Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, mori pjesë në manifestimin për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Gjakovës. Gjatë ngjarjes, ai përcolli nga afër performancën e Orkestrës Frymore të Gjakovës, e cila doli për herë të parë pas 105 vitesh. “Gjakova e dhimbjeve të mëdha dhe e krenarisë së veçantë shqiptare feston sot 25-vjetorin e Çlirimit. Ndjenjë e mirë me pa Gjakovën në festë,” tha Haradinaj. Pjesë e aktiviteteve të ditës ishte edhe përurimi i varrezave të dëshmorëve të Gjakovës. Haradinaj theksoi rëndësinë e kësaj dite të shënuar dhe nderoi kujtimin e të rënëve. “Në këtë ditë të shënuar u bë edhe përurimi i varrezave të Dëshmorëve të Gjakovës. Gjakovë, gëzuar Ditën e Çlirimit! I përjetshëm kujtimi për të rënët!” u shpreh Haradinaj.