Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili konsideron se Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa njohur de-jure Kosovën, është cilësuar si e rrezikshme dhe e dëmshme. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Londër, Aidan Hehir, ka vlerësuar se kjo është një tjetër shembull i qëndrimeve pro-serbe të Hillit. Zakonisht, ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi komentojnë vetëm për vendet ku shërbejnë, por deklaratat e Hillit kanë shkaktuar reagime edhe në Kosovë, ku punon bashkëkombasi i tij, ambasadori Jeffrey Hovenier. Pas deklaratës së Hillit, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, rishpërndau një deklaratë të kancelarit Olaf Scholz, i cili kishte theksuar se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …