leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: NJË BEJLER… DHE NJË EFENDIKO QË NA RANË NË DERË !

( Intervistë e supozuar e “ Kusur Madhit” me Fred Bejlerin nga hoteli i sigurisë së lartë )
Në atmosferen e ngaterruaar te rrymave politike dhe atyre nacionaliste e pashë të udhës te shkoja ne burgun ku ndodhet F. Bejleri e ti merrja nje interviste lidhur me zgjedhjen e tij te dy fishte ,si nga Shqiperia , ashtu dhe nga Greqia. Në të parën, si kryezot i Himares me blerje votash dhe ne te dytën me shitje , si “evro”palamentar i Greqisë. Fillimisht, pata disa pengesa, por kur atyre te burgut u thashë se ma ka dhënë këtë të drejtë vet Rama…me lejuan ta takoja. Mavrimadhi Bejler, me kujtoi nje foton e Ramës në France ku copë – copë e çikë çikë, me një kostum si lëkurë zebre e me nje top të madh 5kg hekuri te lidhur me zinxhirë te kemba e djathtë ,p o hante sufllaqe në tavolinë, duke e shoqëruar me nje gotë uzo greke “Metaksa” apo mbase dhe “Miçotaqis”, sepse marka nuk më kujtohet mirë. Gjithësesi dhe pse unë e përshëndeta i pari ai rëndë rëndë sikur të ish President i Evopes se Bashkuar pa pritur që ta intervistoja duke ja bërë unë pyetjen i pari mu drejtua: Hëëë qirjes Kusuri Madhi , ti je ai që të kanë dërguar te unë .. për ena intervista ? Unë tani nuk pranoj më as Ramën e jo më ti…po ella ella se dhe unë kusur e kam këtë punë tani. Po pëpara se të më piesesh ti të të pyes unë : Allvanikoja e ka marrë vesh dhe a e di, se tani unë jam evroparlamentari?!

– Pikërisht z. Bejleri, unë më shumë për këtë kam ardhur dhe me të vërtetë bëj habi se si është e mundur, që ju të zgjidheni dhe ne Shqipëri si kryeveqil i Himares dhe në Evropë si apothikes ( deptet) i Greqisë.
Bejleri : E thjeshte fare… agapi ( i dashur) Mua vlerat mi rriti Rama se me at’ që bëri me mua e gjet si puna e kenges së Ali Pashait qe thote: “ Koken ne Stamboll o more e trupi ne Janinëëëëë..”. Kështu dhe mua , por ama unë për nder të madh ja di atij qirjes Ramës, se ai me beri të famshem që me ndau në tri pjesë.. një sto burgu…një sto Himara.. e kokën sto Greqia. Po të ish për Berishën unë do isha akoma duke shitur peshk sto Himara e Dhermiu.
Unë : – Z. Bejleri – Po ju ne kohen e Berishes jini akuzuar se kini kryer masakra me nje grup komandosh te organizates MAV duke vrarë atje dy ushtarake shqiptare dhe rrembyer material luftarak madje dhe dy vite me vonë jini kapur me te njetin armatim por qe deshtuat ne misionin tuaj!

Bejleri : – Ore files mu ( ore miku im) ti ke ardhur këtu të me hetosh mua, apo qish e ke hallin? Mua me kapen sto Greqia me hetuan dhe bera ca dite atje ne biruce, por fundja i bera të gjitha për Greqia e jo për veten time, se po të ish per mua do e kisha lehtë të rrija te Himara, ndaj dhe bera burgu sto Athina. Ti e di se dhe Hitlerin e burgosi vet Gjermania dhe pastaj, ajo Gjermania ate e bënë më të madhin e saj, aq sa i hyri me dajak tërë Evropes dhe e vuri në rresht ? Pa degjomë pak mua e ti s’marrke vesh nga politika fare : Jam qytetari evropiani unë?.. Po – do me thuash se je. Epo.. po isha unë, pse të mo jem dhe i Evropës dhe i Greqisë dhe i Shqipërisë?! Le të hidhet përpjetë Rama ! Tani jo vetëm Himara ,por dhe Allvanikoja varet nga une. Dëgjomë mua qirjes .Kusuri Madhi…. tha su po ena mikro mistiko (Do te te them nje sekret te vogel). Unë , po desha une …e fut në BE Allvanikonë dhe po qe se nuk me deshi mua bitha…kaq ta bëjnë dhembin dhe Rama dhe Berisha dhe populli shqiptari! Ja të pies unë ti : Pse nuk bëri si puna ime dhe ai Shpëtim Idrizi i shqiptarve te shkonte dhe vite më parë sto Janina e të kandidonte atje për shqiptari dhe Shqipëria! ? Nuk e bëri se ne greku i kemi si vëllezrit tanë ata çamit shqiptarë atje.

Ata janë popull punëtori dhe Enveri vet e ka thënë se ne greku e ju shqiptari jemi popuj miq apo jo ?! Pa do me thuash se ai e ka thene vetem per popujt dhe jo qeverite raksionare. Endaksi (mire) po dhe qeveriu janë pjesë e popullit apo jo ? Po mirë ore qirjes gazetarija po e mendojmë se unë isha i ligu po kur ata e dinin se unë kisha patur këto gjera e kaq e kaq të këqia pse ata të KQZ që mua me tingellon si “koqëza” më lanë të kandidoja ?! Më lanë sepse e panë vet me sitë e tire se unë gjysm greku e gjysëm shqiptari jam figure e paster morale… si ai Salijani qe u mor me manipulime qeveritare me Babalen, se ndrishe skishin pse më linin që në fillim të mos kandidoja..endaksi?!..
– Z. Bejleri si ta kuptoj shprehijen … “Se ne greku”…
Ta kuptosh si ta thashë unë, se duhet ta dish se unë jam greku, jam me dokumenta greku. Pa do më thuash ..se i Fredi ke dhe pasaporte shqiptare. Po kam dhe pasaporta sqipëtari se ndrishe kush do më zgjidhte mua kryeveqil të Himares. Po pse ore..Kusuri madhi .. pa më thuaj ti mua e ke të qartë ti nocionin “evropa e bashkuar” apo jo ? Po u bashkuam e ç’ju duhet juve më se ku është toka shqiptare e ç’na duhet në më, se ku është… e ku mbaron greku ? Harrove ti se dhe Duçja kish pikëpamje të majta t’i bashkonte popujt?! E mori Etiopinë e Shqipërinë dhe a i bashkoi?! Disa thone se ata medemek pipinot e Italisë e morën Shqipërinë…por po ta shikojmë problemin anapolla del se Shqipëria e mori Italinë e kupton ti kaq gjë apo jo?
Ja Rama shkon e merr gjithë ata nga Afrika dhe nuk i vjen aspak turpi qe po i ikin gjithë shqiptari nga Allvanikoja. Çi duhet atij të ndërtojë qytete me afrikani bythëzinj ,apo do ta ndryshojë rracën tonë duke e mbushur plote me afrikani?
Z.Bejleri po ju thate pak me siper se jini grek.
Po more qirjes po greku jam, pa jam dhe shqiptari si ajo shqiponja jone dhe e juaja ne flamur gjysma shikon nga Shqiperia e gjysma tjetër nga Greqia. Po ti o mavrimadhi nuk e ke parë me kujdes emrin dhe mbiemrin tim, qe e kam gjysëm turku.. e gjysem kauri ? Jo pa qellim i kam te tilla sepse si emri, ashtu dhe mbiemri shprehin unitetin e popujve tanë pa dallim feje krahine dhe ideje
Kusur Madhi : – Po tani z.Bejleri, si e parashikoni të ardhëmen tuaj ?

( Fredi qesh).. Po si ta parashikoj more djavole?! Unë tani nuk jam më as i Himares as i Shqipërisë e as i Greqisë jam i Evropes. Peë deri sa Shqipëria kërkon të bashkohet me Evropen, automatikisht eshte bashkuar dhe me Greqine… fundja merreni ju Greqine e bejeni Shqipëri..jua u mba bitha ?!
Pra, qe te shkojmë te muhabeti, une e mendoj se do me nxjerrin shpejt nga burgu dhe kur te dal do më vësulen nga te kater anet me telekamera e mikrofonë,e për këtë ti duhet të jesh tepër i bindur se do jap intervista i lirë e do jem jo vetëm dhe kryeveqil i Himares, por dhe qytetar i Greqise. Nga ana tjetër do jem dhe parlamentari i Evropes. Ramës do i kërkoj dëmshperblimin se me ka fut me pa te drejtë te burgu. Ramën tani e kam unë në dorë dhe ke për ta parë se dë rrjedhi gjak nga bitha nga frika ime sepse Evropa do dëgjojë mua dhe jo Ramën dhe do jem unë ai që do e rrëzoj nga pushteti
E falenderova për intervisten dhe u largova me dilemën më të madhe në jetën time…
Ore.. ky efendiko Beleri qe na ra në derë… ku do jetë më parë..në Shqipëri , si kryeveqil i Himares, apo në Greqi si përfaqësues i saj në Evropë?! Ec e merri vesh punet e Evropes… Greqisë dhe Shqipërisë..! Intervistoi nga hoteli i sigurisë së lartë “Kusur Madhi” që nuk ju ndanë kusuret.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …