Kryetari i Komunës të Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ndarja buxhetore më shumë për disa komuna, e për disa më pak, është e tejdukshme

Imri Ahmeti: Iniciativa për zgjedhje e Qeverisë Kurti, ishte vetëm për ta larguar vëmendjen nga dështimet e brendshme

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka thënë, se iniciativa e fundit për të shkuar në zgjedhje, ka qenë lojë dhe tendencë e Qeverisë Kurti për ta larguar vëmendjen nga dështimet në sferën e brendshme dhe të jashtme. Si shembull përmend dështimin për anëtarësim në Këshill të Evropës.  Ahmeti ka thënë se është e ditur botërisht se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, pa një përkrahje edhe të deputetëve të mazhorancës. Duke parë rrjedhat e deritanishme në menaxhim të tërësishëm të situatës, jo vetëm në fushat me të cilat administron dhe menaxhon Qeveria por kryesisht defektet më të mëdhaja që i ka raportet me ndërkombëtarët, me gjithë shtetet fqinje në rajon dhe me dobësitë ose me mospunën e deritanishme të kësaj Qeverie, ne mendojmë që duhet dhënë përgjegjësi dhe llogaridhënie përmes dorëheqjes e jo përmes mekanizmave tjerë. Fundi i fundit, nuk i kemi numrat e mjaftueshme si opozitë për të ndikuar në shpërbërjen e Kuvendit. Shpërbërja e Kuvendit, është e vetmja mundësi nëpërmjet votës edhe të pozitës sepse opozita nuk i ka numrat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …