AGIM HETEMI: NË SHKUP ALI AHMETI ME FRONTIN EUROPIAN FESTON 25-VJETORIN E KOSOVËS SË LIRË, KURSE VLEN HESHTË SIKUR VMRO E LSDM

Fronti Europian në zemër të Kryeqytetit tonë, këtu në Maqedoni të Veriut në Shkup, më 14 qershor, me rastin e përvjetorit jubilar të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, organizoi Akademi Solemne.
Kryetari i Frontit Europian e njëherish edhe Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte bartësi kryesor i aktivitetit në Akademinë Solemne, të 25 vjetorit të Kosovës së Lirë.
Në ekspozeun e tij të gjatë, Kosova e Lirë, atdheu i përpjekjëve mbinjerëzore të Ali Ahmetit, sot më 14 qershor 2024, ishte në fokusin e nderimit të tij publik në teyatrin e Shkupit.
Nderimi i 25 vjetorit të clirimit të Kosovës, u mbajt para hundëve të Presidentës antishqiptare të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkovës, para hundëve të Kryeministrit antishqiptar të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut Hiristijan Mickovskit, para heshtjës së turpshme dhe të pa dinjitet të vlenistëve.
VLEN me asgjë nuk e përkujtoi çlirimin e Kosovës dhe nuk festoi ne Maqedoni të Veriut, as në Cair, as në Tetovë, as në Gostivar, e as Kryetari i Parlamentit me ndonje ceremoni simbolike.
Shihet qartë se VLEN është falangë puthadorësh, kurse Fronti Europian me Ali Ahmetin në ballë, festuan me dinjitet në ceremoni solemne.
Uubileu për Kosovën e Lirë, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe largimit humbës të Serbisë vrastare nga Kosova, u nderua me shumë dinjitet e nderim.
Liria e Kosovës së Lirë e deklaroi Ali Ahmeti, rrënjet i ka në gjak dhe çlirimin bashkë me aleat.
Gjatë fjalës së tij, lideri i integristëve dhe i Frontit Europian Ali Ahmeti, në mes tjerash tha se do të shkruante ne vitet e 20-ta
Qubrilloviqi: ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët.
Nëse ne serbët, duhet të ngremë kokën tonë, atëherë duhet të ulim kokën e tyre, do të thotë të shqiptarëve.
Nëse duhet të ndjehemi të gjerë në territore, atëherë duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, do të thotë hapsirat e shqiptarëve.
Nëse duhet të na dojë bota, atëherë duhet të bëjmë, që bota të urrejë ata, do të thitë të urrejë shqiptarët.
Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën.
Që të arrijmë deri këtu, së pari duhet tu mohojmë origjinën ilire, epiriote, dardane, por edhe të vrasim krenarinë ilire.
Tu shkatërrojmë vatrat dhe tu ngatërrojmë emrat.
Tu njollosim emblemat dhe t’ua fshijmë simbolet e lashta ilire.
Duhet domosdoshmërisht, t’i bëjmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, dhe njëkohësisht t’ua rrëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ilire e ta pervesojme ne.
Duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mosdurojnë njëri-tjetrin.
E përfundimisht të mohojnë vetveten.
Llogarisni edhe sot këto formula përçajë e sundo, kēto formula po përdoren.
Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërish, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë, do të thotë Serbisë.
Mos harroni se mosqënia e shqiptarëve është vetegzistenca e kombit serb.
Në Akademinë Solemne ne Ditën e Clirimit të Kosovës, Ali Ahmeti i permendi ekpseditat fashiste të kryesuara nga antishqiptari maqedonas, profesor Smilvski, se ata(shqiptarët), janë të dyndur nga vise të ndryshme të Shqipërisë.
Në shumë momente të historisë tonë kemi bërë gabime në saje të rënies dhe të influencës së këtyre direktivavae të Qubbrilloviqit, Garashaninit e Ivo Andriqit.
Ne sot si një popull, këtu në Maqedoni të Veriut, me tri universitete, nuk duhet bijmë në atë grackē, të këtyre platformave ogurzeza, që janë pergaditur 100 e sa vjet ma parë, për të lehtësuar pushtimin dhe uzurpimin e tokës së të parëve tanë.
A e shihni të heqim dorë, nga dardania, nga iliria, të heqim dorë nga lashtësia epirote, andaj ne sot më shumë se kurrë, duhet të ndërgjegjësohemi e të vetëdijësohemi, që të mos jemi, viktima të propagandave ditore, ashtu siç bëri VMRO-jq, për fat të keq, me politikat antishqiptare, i mllefosi komunitetin maqedona, duke u justifikuar e sofistikuar, me mjeshtri, më të madhe, se gjoja lufton Bashkimin Demokratik për Integrim, në realitet luftoheshin shqiptarët e jo BDI.
Në Akademinë Solemne të 25 vjetorit, të Ditës së Çlirimit të Kosovës, integristi Ali Ahmeti, kërcënoi me paraljamerimin se: ky shetet, pra Maqedonia e Veriut, në këmbë mund të qëndrojë, vetëm nëse janë në harmoni dy kombet më të mëdha, ai shqiptar dhe maqedonas.
Ali Ahmeti paralajmëroi, se ky shtet nuk ndërtohet duke i hequr misionarët e duke i marrë vazalët, sepse ky shtet në të kaluarën, është ndërtuar mbi vazalitet, ndaj Beogradit.
Shfaqi projektin e së ardhmës dhe deklaroi se ne duhet të ecim përpara, por jo si vazal e shërbëtor, por krenar e me dinjitet, duke ngritur lartë e më lartë, si kulturën, si historinë, si traditën tonë dhe të përfaqësuar në të gjitha institucionet, sepse për këtë jemi votuar dhe për këtë jemi zotuar.
Rajoni i Ballkanit perendimor është në gjendje lufte.
E vetmja zgjidhje është, që Ballkani Perendimor të shkojë drejt pajtimit.
Për tu bërë kjo, duhet vullnet i të gjitha palëve, por veçanërisht Ballkani, qetësi e paqe, e ardhmeri do të ketë, vetëm nëse bëhet pajtimi shqiptaro-serb.
Shefi i Frontit Europian, i dergoi porosi komunitetit nderkombëtar, në veçanri Europës dhe Amerikës, që të mos lejojë, që në këtë vend të hapen plagët e vjetra.
Ali Ahmeti, paraljamëroi se hakmarrja mbi baza etnike, nga ana e VMRO-s dhe aleatëve te saj, nuk është gjë e mirë.
Gjithashtu paraljmëroi me forcën e argumentit, se platforma e Qubrilloviqit, kundër shqiptarëve ka vdekur, ani pse ka aktor e faktor vendor dhe puthador, që angazhohen për ta vënë në jetë.
Agim Hetemi
14.06.2024
Shkup

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …