Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka theksuar në fjalimin e tij në Kuvend së ai nuk do të votojë reformën në drejtësi në rast se shkelet sovraniteti i vendit. Majko deklaroi se “nëse do të këtë një pikë që prek sovranitetin e Shqipërisë unë nuk rri më një minutë deputet në këtë Parlament. Kam përshtypjen, si disa të tjerë kam dhënë prova se di të mbroj sovranitetin e Shqipërisë. Ajo që po bëjmë është të bëjmë një reformë që do të qërojë ata gjyqtarë dhe prokurorë që u nxijnë faqen gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë në Shqipëri. Nëse ndërkombëtarët do të vendosin gjyqtarët dhe prokurorët unë nuk qëndroj më deputet”, tha Majko.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …