Duke folur për gjendjen e sigurisë së vendit tonë, ish kryeministri i Shqipërisë, Padeli Majko ka vlerësuar se Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë. “Kosova është më shumë e garantuar sesa Bosnja e Hercegovina, është kjo rrethanë që ka të bëjë me prezencën e NATO-s, dhe rrethana tjetër e cila thotë në kujtesën e këtyre 25 viteve se nëse prekët Kosova, prekët edhe Shqipëria” ka theksuar ish kryeministri, Pandeli Majko. Ndërsa duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ai ka përmendur një varg marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe qytetarëve të të dyja vendeve. “Mendoj se bashkëpunimi është duke u zhvilluar në të gjitha sferat dhe mund të them se informacioni në mënyrën e bashkëpunimit shpesh është i munguar. Shqiptarët e Kosovës po vijnë, po blejnë troje, shtëpi, po bëjnë biznes dhe anasjelltas. Ky është vetëm fillimi i fillimit. Për fat të mirë, ka rreth 25 vite që koha po punon për ne” ka theksuar mes tjerash, ish kryeministri i Shqipërisë, Padeli Majko.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …