Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan tha se duhet të ndërmerren hapa konkretë për të ndalur erozionin e vlerave universale, raporton Anadolu. Fidan foli në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të mbajtur në Shkup. “Mjedisi ynë i afërt po trazohet edhe një herë nga vuajtjet e thella njerëzore. Po kalojmë një periudhë kur rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është i pamjaftueshëm për të sjellë zgjidhje të balancuara dhe të shpejta ndaj problemeve aktuale globale”, deklaroi Fidan. Ai theksoi se për të ndaluar këtë trend dhe erozion në vlerë globale është e nevojshme të ndërmerren hapa konkretë dhe se kjo është shumë e rëndësishme në aspektin për ndalimin e brutalitetit në Rripin e Gazës dhe për njohjen e shtetit të Palestinës. Kryediplomati turk tha se për problemet rajonale duhet të prodhohen zgjidhje rajonale dhe se “si fqinjë duhet të vendosim së bashku dhe të veprojmë së bashku për një të ardhme të përbashkët”. Duke thënë se si Türkiye vazhdojnë të mbështesin procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, Fidan rikujtoi se ata vazhdojnë të mbështesin integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik të Bosnjë e Hercegovinës dhe të japin kontribut ushtarak në Forcën e NATO-s në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …