leoni

Krerët e UÇK-së kaluan ditën e Kurban Bajramit me familjarët, në Hagë

Ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për afër katër vjet, kanë kaluar ditën e Kurban Bajramit me vizita nga familjarët e tyre. Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, e vizitoi në Hagë për ta uruar festën. E vizitova, ia urova festën e Bajramit në emër të familjes dhe gjithë dashamirëve. Shpresojmë që së shpejti do të mund të festojmë bashkë në Kosovë. Edhe ai ua uroi festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë qytetarëve. Janë të gjithë mirë. Janë bashkë dhe të pathyeshëm. Besojmë shumë që ky proces i padrejtë do të përfundojë në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ata do të lirohen dhe do të kthehen te familjet e tyre, në vendin e tyre. Të fala keni nga Haga!”, tha Idriz Thaçi pas vizitës. Procesi gjyqësor ndaj tyre është shoqëruar me skandale dhe mungesë transparence.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …