Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serbë me hartën e Kosovës në ndeshjen mes Anglisë dhe Serbisë. Kadrijaj ka akuzuar Serbinë për ndjekje të rrugës së shovinizmit të kriminelit Millosheviq, duke e cilësuar këtë veprim si një dëshmi të vazhdimësisë së politikave nacionaliste dhe shoviniste. Serbia agresore po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq,” ka deklaruar Kadrijaj. Ajo ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë nga UEFA ndëshkimin e Serbisë për këto akte destabilizuese dhe nacionaliste, duke kërkuar që të mos lejohet më përsëritja e skenave të tilla.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …