Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka akuzuar Qeverinë Kurti, lidhur me përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për Gazeta Blic, ajo ka theksuar se nuk është e habitur nga deklaratat e ambasadorit Hill, duke vënë në dukje se qeveritë e mëparshme nuk janë përballur me deklarata të tilla. Me qeverinë aktuale të Kosovës dhe me degradimin e raporteve me aleatët tanë, nuk janë për t’ u çuditir deklaratat e asnjë ambasadori sepse duhet që të shtrohet pyetja ‘pse në qeveritë e kaluara nuk ka pasur deklarime e qëndrime të tilla të ambasadorëve. Kosova ka nevojë të rikonstruktojë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë dhe të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare për të siguruar zhvillim dhe fuqizim ndërkombëtar, ka përfunduar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …