Ndryshimet në ligjin e ri për KPM-në, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro, po shihen si të gabuara dhe nuk janë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës. Profesorët universitarë e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) bëjnë thirrje që të merren parasysh rekomandimet e KiE-së, pasi 80 për qind e rekomandimeve nuk janë marrë parasysh nga Qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet. Sipas AGK-së, Qeveria Kurti qëllimshëm po injoron standardet e Këshillit të Evropës, me mundësinë që në të ardhmen të krijohet një hapësirë e ndërhyrjes politike gjë që e cenon lirinë e medias, një nga standardet themelore të Bashkimit Evropian. Kryeredaktori në ATV, Leart Hoxha ka thënë për KosovaPress-in se nëse nuk përfillen rekomandimet e KiE-së, atëherë do të miratohet diçka që herët apo vonë do të dëshmohet si e dëmshme për punën e mediave. Ai thotë duhet të gjendet metoda si KPM të bëjë monitorimin e mediave, por sipas tij, për këtë nevojiten shumë njerëz, pajisje, para dhe kohë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …