Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se ka rritje të çmimeve është bërë për interesa të kompanive të caktuara farmaceutike. Mendoj që kjo rritje e cila është propozuar, është bërë për interesa të kompanive të caktuara farmaceutike, dhe grupeve të caktuara të interesit të ndërlidhura drejtpërdrejt me njerëz të caktuar brenda Ministrisë së Shëndetësisë e të cilat e kanë marrë miratimin me shkrim nga ministri Vitia. Po shtrenjtohen, e me këtë po varfërohen qytetarët e Republikës së Kosovës, pas reagimit tonë si deputetë edhe kërkesave zyrtare ligjore përmes ligjit për qasje në dokumente publike atëherë këtë çështje e kemi sensibilizuar jashtëzakonisht shumë dhe kjo ka ndikuar që pastaj Ministria e Shëndetësisë, në fakt ministri të anulojë vendimin për rritjen e çmimit të barnave në Republikën e Kosovës vendim të cilin vetë e kishte nënshkruar më datë 15 maj 2024”, tha Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …